Rrugët e mbushura nga balta në fshatin Izvor që është dhe fshati më i madh në Njësinë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, janë një shqetësim më vete.

Ky fshat me 700 votues, është i lakmuar sa herë që partive të ndryshme u nevojiten vota cdo dy vjet. Mirëpo hallet e tyre askush nuk ua ka qarë derimë sot Rilindja e Laertit dhe Gjolekes qe “keputen” qafen me 14 maj. Të gjendur përballë kësaj braktisjeje të madhe, ata e kanë parë të udhës të marrin në dorë fatet e tyre të menaxhimit të vendit ku jetojnë. Kjo rrugë me baltë është në mes të fshatit.

Në mot me shi, është e pakalueshme, ndërsa në mot të thatë cdo hap që hidhet shkakton pluhur ndago. Disa familje e panë të udhës që me të hollat e tyre dikush kursyer nga emigracioni, e dikush duke privuar një vakt ushqimi, të blinin zhavorr e t’i ngarkonin me kafshët e punës. Zhavorri u hodh në një gjatësi të caktuar rruge, aq sa arritën të hollat, ndërsa burrat e shtëpisë, rrëmbyen lopatat e kazmatë për të devijuar paksa rrugën që këmba mos të shkelte më në baltë.

Kjo nismë u ndërmorr edhe për një të moshuar që u paralizua i cili kishte dëshirë të provonte aftësitë e veta rigjeneruese post-traumatike për të ecur në pragun e shtëpisë. Ironia e fatit qëlloi ters për të moshuarin, pasi shkoi në botën tjetër momentin që u hodh lopata e fundit e zhavorrit e kësisoj, dëshira e plakut shtegtoi në erë. Por megjithatë i’a vleu barra qeranë siç thotë populli, pasi të paktën balta u zhduk nga një pjesë e zonës, ndërsa në pjesën fundore të rrugës ka ngelur e njëjtë. Banorët rrëfejnë për Jugulajm.net peripecitë që heqin me baltën që u ka mbirë pas këpucëve.