Mediat greke kanë publikuar foton e 30 vjeçarit shqiptar që plagosi policen greke gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm në Universitetin Teknik të Zografoudhe më pas kjo e fundit e qëlloi me armë zjarri në këmbë.
Sipas informacioneve, gjatë operacionit shqiptari ka tentuar të arratiset nga Universiteti Politeknik. Kur u përball me policinë, ai i kërcënoi ata që mos ti afrohen.
Ai nxitoi drejt polices dhe e goditi me kaçavidë. Më pas policja e qëlloi dhe e plagosi.
Burime policore thanë se ai është një kriminel i njohur, ndërsa njihej me pseudonimin “Titi”.
Të njëjtat informacione thonë se 30-vjeçari vitet e fundit kishte gjetur strehë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik.
Sipas të njëjtave informacione, ai ka kryer grabitje në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 06:00-07:00 të mëngjesit, ndërkohë që ndaj tij ishin në pritje urdhër arresti për grabitje, armë dhe drogë.
Bëhet e ditur se punonjësja e policisë, pak para përleshjes, ishte ndjerë keq dhe ishte larguar nga godina për të shkuar te makina e saj.
Policja po trajtohet në spital ndërsa shqiptari te Kryqi i Kuq nën monitorimin e rreptë të policisë.