Ka nisur finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Ky spektakël filloi me një këngë të përgatitur nga ish-banorët, të cilit kishin thënë secili nga një fjali që ka karakterizuar qëndrimin e tyre.

“Unë fitoren vetë ta fala se më erdhi keq për ty Luiz”, shprehej Olta. Kiara nga ana tjetër tha fjalët “sinqerisht dhe realisht” që i kemi dëgjuar aq shpesh kur ajo ishte në shtëpi. Armaldo “Shkoi nata, zbardhi dita, mund ta këndoj dhe anglisht”.

“Flokët unë i ngjyrosa që të të ngjaja ty Luiz”, këndonte Ronaldo. Kejvina përmendi shpullën që i dha Luizit, ndërsa Sabiani “Gjithë Big Brother-erat unë i provova” e me rradhë.