Një skandal i faktuar, ka ndodhur në zyrat e Bashkisë së Këlcyrës.

Punonjëset e Drejtorisë së Përkrahjes Sociale në këtë bashki, kanë ofruar ndihmë ekonomike në këmbim të votës në favor të kryebashkiakut aktual të Këlcyrës Klement Ndoni i cili kërkon mandatin e katërt në krye të kësaj bashkie.

Ngjarja skandaloze ka ndodhur në ambjentet e bashkisë 2 ditë para çeljes së kutive të votimit. Denoncuesi i këtij skandali të paprecedentë, është Agim Bakushi invalid i kaluar në moshë nga fshati Bedyqas Bashkia Këlcyrë. I moshuari me dinjitet dhe arsye racionale, ka refuzuar blerjen e votës së tij, të djalit të papunë dhe të gruas së tij sakate, në këmbim të pagesës së përkrahjes sociale fill pasi të konfirmohet se votat e këtyre të treve do të shkojnë në favor të Klement Ndonit.

Gjithçka Bakushi e rrëfen para kameras.