Me 250 banorë që formojnë mbi 50 familje do ta kishte zili çdo fshat në vend sa i takon numrit të banorëve. Por edhe pse janë përpjekur të mos braktisin vendin e tyre, banorët e Çërrilës në bashkinë e Memaliajt, nuk e kanë pasur të lehtë të përballojnë jetesën.

Vetë banorët tregojnë se premtimet ndër dekada, por edhe ato pak investime që kanë nisur për ujin e pijshëm asnjëherë nuk u bënë realitet.Ik e pyet kryetarin e Bashkisë”, i thotë një banore gazetarit të A2 CNN.

“Ka 15 vjet që është bërë ujësjellësi, uji këtu nuk vjen. Firma e di, Bashkia thotë që nuk e kemi marrë në dorëzim se ku kanë vajtur ato para. Janë 334 milionë lekë. Ne jemi pa ujë”, thotë një tjetër banor.E kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë shpresë dhe natyrisht që nuk besojnë më tek asnjë premtim dhe kjo ndoshta është arsyeja që janë përqendruar tek jetesa me ato që i ka falur natyra dhe me zgjidhje radikale se kush duhet të pijë ilaçet.

“Nuk ia dal se po vete 15 vjet që pi ilaçe, vetë i kam lënë mënjanë, nuk pi fare. Kur të vdesim le të vdesim”, përfundon banori.