Dy te rinj nga Gjirokastra jane proceduar nga Policia e Gjirokastres, pasi gjate kontrollit fizik qe i’u eshte bere u jane gjendur doza canabisi.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve K. S., 19 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.