Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin e zhvilluar në Turqi, ku u arrestuan 3 shtetas shqiptarë pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge.
Mesohet se përveç policit Florenc Bicerri, policia turke ka arrestuar dhe Kujtim Çelikun, ish-komando, eshte i skeduar më parë për vjedhje.
Po ashtu pas hekurave ra dhe Adrian Qirici.
Raportohet se efektivi i policisë rrugore në Tiranë mori leje nga puna dhe në datën 5 tetor fluturoi së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku nga Rinasi drejt Turqisë, ku dhe u kapën me një sasi të konsiderueshme droge nga autoritetet turke.