Vota e memalioteve ne favor te kandidatit te opozites ‘BASHKE FITOJME’ Albert Malaj, pervec shume faktoreve, mes te cilave urrejtjen ndaj deputetit Laert Duraj, i cili investoi mjaft, ka pasur per faktor edhe investimin total te kreut te PD ne Memaliaj, Bujar Kapllani.

Ky i fundit rithemeloi nga e para degen e PD ne Memaliaj nje vit me pare, duke afruar elemente te formuar dhe njerez me influence ne elektorat. Pra per 12 muaj PD ne Memaliaj, pas riorganizimit te komplet strukturave, arriti te thyeje nje bastion te majte.

Shembulli konkret ishte vete qyteti i Memaliajt, ku Albert Malaj fitoi me disa vota diference. Makineria shteterore, kercenimet, presionet dhe cdo tentative per te deformuar vullnetin e qytetareve, rezultoi e deshtuar fale vigjilences se stafit te Albert Malaj, djemve kurajoz dhe trima qe mbante pas vetes por edhe fale njerezve qe afroi ne PD Bujar Kapllani.

Merita e ketij te fundit ishte edhe koordinimi i te gjitha strukturave ne terren qe i dhane fitoren kandidatit te opozites. Ndonese peshes se votave personale dhe reputacionit te emrit qe ka, familjes, fisit te Albert Malajt, nje faktor ni paçmueshem ishte dhe kontributi i strukturave te PD ne Memaliaj me ne krye Bujar Kapllanin.

Per rjedhoje, Kapllani me te drejte mund te konsiderohet si i vetmi kryetar i suksesshem i PD ne jug te vendit pasi i zbardhi faqen demokrateve duke fituar te vetmen bashki nen siglen e koalicionit ‘BASHKE FITOJME’.