Një kope me bagëti të imëta dhe çobanin e tyre janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Tufa e deleve janë bllokuar në fshatin Çiflik të Konispolit.
Në lidhje me ngjarjen është proceduar një çoban shqiptar, i cili po e fuste tufën e deleve nga Greqia në Shqipëri përmes kufirit.
Njoftimi i policisë:
Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.