Të dielën e fundit të muajit mars, pikërisht më 26 mars do të flemë një orë më pak për shkak të ndërrimit të orës, një ndërrim, që ndodh dy herë në vit, në pranverë kur ora shkon 60 minuta para dhe në vjeshtë kur ora lëviz 60 minuta prapa
Kështu nga e diela e 26 marsit dhe deri më 29 tetor 2017, orët me diell në Tokë do të rriten duke bërë në muajt në vijim dita të zgjatet krahasuar me natën.
Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para sipas orës lokale, kur ndaj të gdhirë nga ora 02:00 e mëngjesit akrepat e orës do të shkojnë para duke shënuar orën 03:00.
Ndërrimi i orës sipas asaj diellore parashikon kursim të madh të konsumit të energjisë elektrike.