Gjate vizites te sotme ne Gjirokaster kryeministri Rama ka zhvilluar edhe nje takim me te rinjte e ketij qyteti.

Njera prej tyre, studentja Bruna Gerveshi, e ka vene jo pak ne siklet Ramen.

Jo vetem kaq, por indirekt studentja i ka kthyer pergjigje edhe deputetes se Gjirokastres dhe ministres se turizmit, Mirela Kumbaro, e cila pak ore me pare deklaroi se te rinjte largohen nga Shqiperia vetem per te marre eksperience.

“Unë studioj për Ekonomi këtu në Gjjirokastër. Ne që studiojmë, ku do të punësohemi në ëmbëltore? Këtu të rinjtë po ikin nga Shqipëria sepse nuk kanë punë. Kudo që vemi na kërkojnë eksperiencë, ku ta gjejmë ne eksperiencën sapo kemi mbaruar shkollën”, është shprehur studentja Gerveshi.

Nderkohe qe kryeministri i eshte pergjigjur, se nuk është shteti zgjidhja, nuk punësohen dot të gjithë në shtet. Sektori privat tha ai ka pafund mundësi punësimi.

Sic duket ende kryeministri nuk e ka kuptuar, se qeveria vertete nuk i puneson te gjithe ne shtet, por qeveria eshte pergjegjese per krijimin e mundesive per punesimin e jo vetem te rinjve, por te cdo qytetari te Shqiperise.