Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë keqtrajtuara 3 nga fëmijët që jetojnë në këtë institucion.
Pas kallëzimit nga një shtetase për konstatimin e rastit, policia ka ndërhyrë duke ndjekur nga afër rastin.
Njoftimi i policise:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion.