Kohët e fundit, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një konflikt që po përshkallëzohet duke përdorur edhe anijet ushtarake.
Të tre vendet në fjalë janë në konflikte me njëra-tjetrën dhe provokojnë çdo ditë e më shumë me mjete ushtarake, për qasjen në burimet natyrore, konkretisht depozitat e mundshme të gazit dhe të naftës në detin e Mesdheut.
Greqia dhe Turqia gjithmonë kanë pasur tensione të përqendruara kryesisht te Qipro.
Zbulimi i fushave të mëdha të gazit në Mesdheun lindor, dhe agresiviteti i luftës Rusi-Ukrainë, por edhe mungesa e gazit për shkak të luftës kanë rritur më tej tensionet Greqi-Turqi.
Ndërkohë dje, Greqia akuzoi Turqinë se ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke vendosur automjete ushtarake në ishujt e Egjeut që nuk kanë asnjë status ushtarak.
Dronët turq kanë kapur imazhe të automjeteve të blinduara të dhuruara nga SHBA që shkarkohen nga anijet zbarkuese në kalatë në Samos dhe Lesvos.
Anadolu , agjencia shtetërore turke e lajmeve, shkruan se midis 18 dhe 21 shtatorit, grekët thuhet se kanë vendosur 18 automjete të tilla në ishullin Samos dhe 23 të tjera në Lesvos.