Paralajmërimet e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike po i shtyjnë shqiptarët drejt alternativave të tjera për ngrohje dhe gatim gjatë dimrit.
Tregtarët shprehen se gjatë kësaj kohe është rritur shumë interesi i shqiptarëve për sobat me dru, e kryesisht ato që përdoren edhe për gatim.
Sipas tyre krahasuar me një vit më parë interesi për blerjen e sobave është rritur me mbi 40% por bashkë me të është rritur edhe çmimi i tyre.
Tashme sobat e drurit varijojne me çmimet e “kripura” nga 170-700 mije lekë te vjetra.