Alain Delon është një nga aktorët më të famshëm në botë, por dhe shumë i dashur për shqiptarët, sidomos tek filmi ”Dy njerez te nje qyteti” ne rolin e Xhino Strablixhit.

Por në një rrëfim të fundit, që është bërë viral, ai shprehet i zhgënjyer nga bota.

Ai thotë se kjo botë është false, dhe për këtë arsye do të largohet nga kjo botë pa pasur asnjë pendesë.

Pra, nuk e ka problem nëse të vdesë, pasi kjo botë nuk ka çfarë t’i japë më.

“Do të largohem nga kjo botë pa ndjerë aspak keqardhje.

Jeta nuk ka më asgjë për të më ofruar, kam parë gjithçka, kam përjetuar gjithçka.

Por mbi të gjitha e urrej epokën aktuale, më dhemb!

Gjithçka është false, gjithçka është e mbivendosur, nuk ka më respekt për fjalën e dhënë, tani gjithçka që ka rëndësi është paraja dhe pasuria!

E di që do të largohem nga kjo botë pa u penduar”, thotë aktori 87-vjeçar.

Dhe nuk ka fajt në fakt, pasi bota e sotme është shumë ndryshe nga ajo që ka njohur ai.

Është një jetë shumë më e shpejtë dhe shumë më sipërfaqësore, ku ndjenjat dhe marrëdhëniet njerëzore janë transformuar dhe nuk kanë më vlerën që kanë pasur.