Deputeti i Partisë Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka denoncuar sot fushatën elektorale të PS-së në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa theksoi se socialistët po fshihen pas lopatës dhe pemëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Shehu tha se Policia e Shtetit po përdoret për të bërë presion.

Duke qëndruar në këtë linjë, Shehu tha se administrata, mësuesit apo dhe mjekët detyrohen që të jenë aktivë në FB dhe të bëjnë ‘like’.

“Ka nisur një fushatë elektorale. Ka një tendencë për të përdorur të gjitha mekanizmat shtetërore. Policia e Shtetit po keqpërdoret. Strukturat e policisë po bëjnë presion.

Policët po kapin shumë njerëz për të bërë presion. Ka keqpërdorim të administratës shtetërore, i arsimtareve i mjekëve, që të bëhen pjesë me dhunë e fushatës elektorale të PS-së. I kontrollojnë dhe ‘liket’ që bëjnë në FB. Janë të detyruar që t’i bëjnë ‘like’. Bashkitë dominohen nga keqpërdorimi i fondeve. Mungesa e zhvillimit pozitiv, i programeve, ka shkaktuar shkatërrim të sistemit shëndetësor, apo sektorë të tjerë. Është dëmtuar rëndë dhe margaritari i Gjirokastrës, që është universiteti.

Zullumi ka arritur kulmin. Ne përballë kemi kandidatë të mirë. Ajo që ndodhi në qarkun e Gjirokastrës këto kohë i ka dhënë fuqi më shumë PD-së, apo siç ishte dhe vizita e Berishës në këtë qark. PS-ja është mësuar që të mos japë asnjë llogari dhe ndaj fshihen pas disa pemëve. Kjo është farsë! Ata mbështeten pas disa fjalëve që thyejnë etikën dhe nuk japin shpjegime për asgjë. Nga Gjirokastra po ikin të gjithë. Pse është katandisur kështu Shqipëria? Ata fshihen pas lopatave dhe fidanëve. Në Këlcyrë nën drejtori i Policisë po punon për maxhorancën. Tani ma thanë kolegët e mi. Kap njerëz, i bën presion. S’do të nxjerr automatik, por bën presion. Po bëjnë tension ndaj elektoratit gri.”, tha Shehu.