Një britanike 29-vjeçare humbi jetën në Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar, vajza e re ishte në një ekspeditë zhytje, kur ndërroi jetë.
Njoftimi i policise:
Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në një njoftim.