Një predhë luftarake është gjendur ditën e sotme në plazh në qytetin e Sarandës.
Ka qenë një njoftim në komisariatin e policisë që ka lajmëruar për gjendjen e predhës së vjetër në plazhin e quajtur “Çentrali”.
“Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.