Nje shtetas eshte prangosur nga uniformat blu te Sarandes, pasi eshte kapur duke drejtuar automjetin ne gjendje te dehur.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 69 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi nga shërbimet e Policisë u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.