Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në lidhje me ndërtimet pa leje.

Sipas tij, shumë shtete të tjera të Europës kanë pasur probleme me ndërtimet pa leje, duke e quajtur atë një sfidë.

Rama ka thënë se të tilla probleme ka edhe Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia.

Sipas kryeministrit, që kur ka qenë ai në pushtet, numri i ndërtimeve pa leje ka rëndë 10-fish.

“Ne këtu ishim, këtu kemi qenë dhe për këtë arsye sot, këto metra katror janë 10-fish më pak se cfarë ndodhte kur nuk ishim këtu. Kjo është betejë që nuk fitohet brenda një viti se do e kishin fituar dhe shtete të tjera si Italia, Spanja e Portugalia, apo edhe Greqia. Shtegun e hapur të drejtësisë ne nuk e mbyllim dot, por ne mund ta bëjmë absurd shpenzimin për të ndërtuar metra katror me qëllim përfitimi.”, u shpreh Rama.