Një shqiptar në Athinë është kapur me mbi 15 kg marijuanë. Antidroga greke kishte informacion për lëvizjet e 40 vjeçarit me një makinë të bardhë për shpërndarje droge dhe që perdorte banesën e tij për magazinimin e mallit.
Pas këtyre dyshimeve është ndërhyrë nga policia në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar 15 kg e 72 gram marijuane, peshore elektronike, ndërsa në makinë u gjetën dhe sekuestruan 1.1 gram kokainë dhe 840 euro.