Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të gjithë vendin ku në zonat veriore dhe qëndrore priten dhe rrebeshe. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes ndersa mesdita do të ruajë të njëjtat vlera konstante duke u luhatur nga 13°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.