Orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime në të gjithë vendin.

Por parashikohet që pasditja të sjellë largim gradual të vranësirave duke ja lënë vendin motit të kthjellët, por të ftohtë.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent deri mëngjesin pas-ardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.