Gjatë ditës së sotme territori shqiptar vijon të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të kemi mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat gradualisht të shfaqen në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë përgjatë zonës malore dhe në orët e pasdites.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.