E diela sjell tërheqje graduale të të ftohtit duke sjellë rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura të ulëta zonat përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë ngricat në këto zona.

Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.