Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet  nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.

Në relievet kodrinore-malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.