Sipas MeteoAlb, prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë oqeanike bën që të vijojë ndikimi i motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar.

Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Mesdita dhe pasditja mbizotërohen nga vranësira.

Ato, herë pas here, pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në juglindje të territorit.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje. Atëherë  pritet përmirësim i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.