Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjeksisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor….Viti i praptë 1997, na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri… Profesionalizmi, përkushtimi dhe puna pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlerësuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditoret e dijedhënies në vijimësi deri më sot… Nëse nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë… Këtë gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….

Fatkeqësisht “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi profesionalizmin dhe interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare… Fotot e mëposhtme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj… Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo vetë i pestë, Familja Veizaj, vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako, ime vjehrrë dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria Londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimim tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizmi….Together forever!!!-, shkruan mjeku Tritan Kalo.