Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në një konferencë për mediat, se institucioni i Presidencës më parë ka qenë një kështjellë e rrethuar nga pjellat e pabesa.
Ndër të tjera, Meta tha se në media nuk paraqiten problemet, por negociatat farse, duke nënkuptuar kështu situatën aktuale për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
“I mbaj premtimet. Ju kam thënë se deri në 24 korrik ky institucion do jetë kështjellë, dhe ka qenë. Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Më pas i është bërë thirrje popullit dhe populli i ka rrethuar, dhe ata janë tërhequr nga vendimet e tyre. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëjë çdo gjë. S’kam aftësi çudibërëse. Sigurisht që përderisa ata ishin të vendosur, këta aktorë, që të jepnin këtë pushtet një qeverie gangsterë, ndaj jemi këtu që të listohen problemet, që nuk i raporton media, se pasqyron negociatat farse. Kam qenë i gjatë që në 26 prill se çfarë do të ndodhte me këtë institucion. Ju do thoni pse s’u larguat? Kam bërë betim kushtetues. Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi. Përgjegjësinë për gjithçka do e ketë zoti apo zonja presidente, që i urojmë suksese. Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët. Do jem qytetar i devotshëm dhe ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të republikës siç e kam treguar në këtë detyrë”, tha Meta.