Dy shtetas me banim ne Krahes te Memaliajt dhe ne Gjirokaster jane proceduar nga Policia e Memaliajt, pasi kane godidur per motive te dobeta dy shtetas ne fshatin Krahes.
Njopftimi i Policise:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve Gj. M., 45 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj dhe F. A., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Krahës, Memaliaj, kanë goditur me grushte shtetasit B. N. dhe M. N.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.