Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve për maturën shtetërore 2022-2023.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bën me dije se më 1 qershor maturanët do të zhvillojnë proviin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, më 7 qershor, do të japin provimin në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi,  në 13 qershor provimin e Matematikës dhe në 19 qershor, atë të Lëndës me zgjedhje.

Ndërkohë në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Postimi i plotë i Kushit:

Në mbyllje të këtij 3-mujori zhvilluam në Korçë një takim me maturantë dhe mësues për të diskutuar mbi rregulloren e sapomiratuar të Maturës Shtetërore, si dhe prezantuam datat e provimeve:

– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

– 13 qershor, Matematikë

– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.