Teksa Komiteti Teknik i bëri thirrje popullsisë të vaksinohej, sot ka folur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja Manastirliu sot deklaroi publikisht se Shqipëria duhet të përgatitet për një valë të re të Covid-19 në shtator.
Ajo tha se vjeshta do sjellë Covid dhe variante të tjera të Omicron.
“Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të Covid-19 dhe varianteve të reja të Omicron”,-deklaroi Manastirliu ndër të tjera.