Policia e Sarandës ka arrestuar një të ri, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Sipas bluve në pranga ka rënë F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të riut i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç,  banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.