Vihet në pranga nje trafikant klandestinesh. Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policine Rajonale Gjirokastër, të cilet ne bazë të informacioneve të siguruara nga terreni, ndaluan A. K. 38 vjeç nga Tirana.

Ndaj tij rendojnë veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mesohet se 38 vjecari kryeqyretas nje jave me pare tek Ura e Lumit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet Lindjes se Mesme në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.