Një 41-vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Himarës.

Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Serxhio Shatolli.

Bëhet me dije se Shatolli ishte paraqitur në spital me shenja thike në trup, që mendohen të jenë shkaktuar pas një konflikti me persona të tjerë.

41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve të kësaj plagosje.