Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.

Hetimet nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Ashk.

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të një sërë funksionarësh publikë në Vlorë, si ish-Kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe AMTP.