Ministria e Energjetikës ka bërë publike se si arrihet konsumi i 800 kWh për një muaj. Nëse nuk kalohet kjo fashë, atëherë familjet do të paguajnë energjinë me 9.5 lekë/kWh, ndërsa nëse kalohet kjo fashë, do të paguajnë me 42 lekë/kWh me TVSH.
Më konkretisht, në tabelë sqarohet se sa lavatriçja nuk duhet vënë më shumë se 8 herë në muaj. Edhe pjatalarësja nuk duhet të përdoret më shumë se 8 herë në muaj. Për kondicionerin sqarohet se nuk duhet shpenzuar 8.6 kWh në ditë.
Në total, një familje duhet të shpenzojë 30.94 kWh që të mos e kalojë fashën 800 kWh.