Është bërë publik raporti i fundit I bërë nga Policia e Burgjeve, ku jepen disa raste kur janë evidentuar sende të paligjshme.
Telefona celulari të ndezur, gati për komunikim, ndonjë prej tyre i vendosur edhe në ambientet e përbashkëta si në bibliotekë, janë sende që rëndom i gjenden të burgosurve në burgjet e vendit.
Policia e burgjeve paralajmëron se masat do të jenë të ashpra ndaj kujtdo që shkel ligjin.
Pjesë nga raporti i Policisë së Burgjeve
Rrogozhinë, i-Phone në bibliotekën e burgut
Në kontrollin e datës 08.09.2022, në IEVP Rrogozhinë, kontroll ky i realizuar nga forcat e sigurisë së vetë IEVP nen drejtimin e shefit të policisë ka rezultuar: Në ambientet e përbashkëta të të burgosurve e konkretisht në Bibliotekë, është gjetur dhe bllokuar 1 (një) aparat celulare i markës “Iphone 6”, ngjyre e zezë. U hartua dokumentacioni përktes si dhe kryer njoftimet për SHKBB e cuila do vijoje procedurat ligjore lidhur me procedimin penal dhe identifikimin e autoreve të mundshëm posedues/përdorues apo autor të futjes së tij.
Lushnje, telefon në qeli i mbushur me mesazhe
Në kontrollin e datës 13.09.2022, në IEVP Lushnje (nga forcat e policisë se institucionit) nga kontrolli i ushtruar nën drejtimin e Shefit të Policisë gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, të dënuarit L. R iu gjet një telefon Smartfon, me karikues dhe në gjendje të ndezur. Është hartuar dokumentacioni dhe është njoftuar ShKBSB për veprime të mëtejshme. Siç shihet aparati është i ndezur e madje ne ekran ka sms të ndryshme të cilat natyrisht do jenë në funksion të hetimit penal dhe lehtësojnë procesin e të provuarit të autoresisë së tij apo dhe bashkepuntor.
Durrës, drogë në qeli
Në kontrollin e datës 19.09.2022, në IEVP Durrës kryer nga forcat e policisë se institucionit Në dhomën 1, kati 1, sektori 2, Godina A, në komodinën e të paraburgosurit Xh. K, u gjetën tre qese të mbështjellë me letër celefoni, me peshe afersisht rreth 10 gr, brenda të cilëve bindshëm dyshohet të këtë lëndë narkotike. U njoftuan për veprime të mëtejshme hetimore Specialisti i ShKBB dhe sektori i antidrogës në Komisariatin e Policisë Durrës.
Celular edhe në Shkodër
Në kontrollin e datës 20.09.2022, në IEVP Shkodër kryer nga forcat e policisë së institucionit ka rezultuar: Në dhomën nr.4, sektori 1, kati 1, Godina 2, është gjetur 1 celulare i tipit “L8 Star” që i përkiste të dënuarit N.I. Menjëherë janë marre masat për plotësimin e dokumentacionit, raporte shërbimi, proçesverbal bllokimi si dhe njoftuar SHKBB për kryerjen e veprimeve në funksion të procesit penal.