Policia greke ka arrestuar pas 21 vitesh kërkim shqiptarin e akuzuar për vrasjen me lopatë të kolegut të tij.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është kapur në pikën kufitare në Kakavijë nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 në një punishte të përpunimit të mermerit në zonën e gjerë të Kanalakit.
Shqiptari vrau kolegun asokohe pas një sherri për çështje pune.