Deri në orët e mesditës; kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradual të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.