Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm.

Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë e trupit. Në orët e hershme të mëngjesit, niveli i dhimbjes së brendshme të trupit mund të jetë i vogël. Gjatë kësaj kohe, trupi mund të prodhojë më shumë adrenalinë e kjo rezulton në dhimbje të kokës.

Megjithatë më poshtë ne kemi listuar edhe disa arsye të tjera.

Migrena
Migrena mund të jetë shkaktari i dhimbjeve të hershme të kokës. Gjysma e këtyre dhimbjeve fillojnë mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit, ndërkaq deri në 50% të personave me migrenë kanë probleme me gjumin.

Pagjumësia
Pagjumësia është shpeshherë shkaktar i dhimbjeve të kokës në mëngjes. Pagjumësia mund të trajtohet në shumë mënyra, por këshillohet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Depresioni dhe ankthi
Në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of the american Medical Association’, faktorët më të rëndësishëm të dhimbjeve kronike të kokës në mëngjes vijnë si pasojë e ankthit dhe depresionit.

Përdorimi i medikamenteve apo konsumimi i alkoolit
Edhe alkooli dhe ilaçet mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të kokës. Medikamentet mund t’jua pengojnë gjumin, ndërkaq konsumimi i alkoolit ndikon që të mos bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni dhimbje të kokës.