Dy shqiptarë  janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro kesh të mbështjellë në çarçafët.