Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë, pasi akuzohet se përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën e tij.
Shqiptari, pasi mësoi faktin se ish-partnerja e tij kishte nisur një lidhje të re romantike, filloi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese në telefon dhe duke e përndjekur në çdo vend ku ajo shkonte, shkruajnë mediat italiane.
Përveç këtyre ai kishte shkuar edhe në shtëpinë e partnerit të ri që gruaja kishte dhe në vendin e punës së saj, duke shkatërruar çdo gjë.
Pas daljes në gjykatë, 56-vjeçari u la në arrest shtëpie.