DVP Gjirokastër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të transportonte me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, Dropull, për veprën penale “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi V. F., 67 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi e Sipërme, se shtetasi K. Xh. ka marrë kartat e identitetit të familjarëve të tij dhe i ka përdorur ato pa dijeninë e tyre, për të plotësuar formularët për regjistrimin e kandidatit të një subjekti politik, në procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.