{"id":99902,"date":"2026-07-13T10:15:16","date_gmt":"2026-07-13T08:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99902"},"modified":"2026-07-13T10:15:16","modified_gmt":"2026-07-13T08:15:16","slug":"27-e-popullsise-ne-moshe-pensioni-drejt-kufirit-te-varferise-ekstreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99902","title":{"rendered":"27% e popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pensioni drejt kufirit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme"},"content":{"rendered":"<p>27% e popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pensioni po shtyhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme drejt kufirit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme, duke mbetur jasht\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb rritjes ekonomike. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit zyrtare d\u00ebshmojn\u00eb se pagesa mesatare e brezit q\u00eb doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 2025 ishte 16 mij\u00eb lek\u00eb, me r\u00ebnie vjetore 3%, teksa 55% e t\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebve n\u00eb vend trajtohen me pensione t\u00eb pjesshme, vlera e t\u00eb cilave nuk i kalon mesatarisht 13,500 lek\u00eb n\u00eb muaj. Kjo gjendje bie ndesh me statusin e Shqip\u00ebris\u00eb si vend me t\u00eb ardhura mesatare t\u00eb larta, ku kufiri i varf\u00ebris\u00eb sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore k\u00ebrkon minimumi 249 dollar\u00eb n\u00eb muaj. Skema publike e pensioneve po p\u00ebrkeq\u00ebsohet p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb raportit t\u00eb var\u00ebsis\u00eb midis atyre q\u00eb paguajn\u00eb dhe atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, teksa barra e mbijetes\u00ebs s\u00eb pensionist\u00ebve po transferohet te f\u00ebmij\u00ebt dhe familjet e tyre, duke krijuar efekt zinxhir. Sondazhet tregojn\u00eb se mbi 87% e t\u00eb moshuarve nuk i mbulojn\u00eb dot nevojat me pensionin e tyre<\/p>\n<p>Paradoksi m\u00eb i madh i rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike shqiptare pas pandemis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb hendekun e madh t\u00eb krijuar mes rritjes ekonomike dhe varf\u00ebrimit t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se midis viteve 2021 dhe 2025, ekonomia e vendit p\u00ebrjetoi nj\u00eb zgjerim prej mbi 24%, kjo rritje nuk u p\u00ebrkthye asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe personat n\u00ebn mbrojtje sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, t\u00eb ardhurat e tyre reale kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie. Rritja drastike e kostove t\u00eb jetes\u00ebs dhe inflacioni i lart\u00eb kan\u00eb zhvler\u00ebsuar plot\u00ebsisht fuqin\u00eb e tyre bler\u00ebse, duke shtyr\u00eb 27% t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pensioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme drejt kufirit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit zyrtare d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj krize sociale. Pensioni mesatar i brezit t\u00eb ri t\u00eb pensionist\u00ebve vitin e kaluar ra n\u00eb vet\u00ebm 16 mij\u00eb lek\u00eb, ose 3% m\u00eb pak krahasuar me ata q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb pension n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj shtrese kan\u00eb humbur jo vet\u00ebm betej\u00ebn me \u00e7mimet e tregut, por po p\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb past\u00ebr n\u00eb vler\u00eb neto. Vitin e kaluar, rreth 55% nga 641,085 pensionist\u00ebt e vendit trajtoheshin me pension t\u00eb pjessh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vlera mesatare e k\u00ebsaj pagese ishte vet\u00ebm 13,500 lek\u00eb.<\/p>\n<div id=\"attachment_473407\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-473407\" src=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-1-Masa-e-pensioneve-te-reja-mujore-sipas-vitit-1239.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 906px) 100vw, 906px\" srcset=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-1-Masa-e-pensioneve-te-reja-mujore-sipas-vitit-1239.jpg 906w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-1-Masa-e-pensioneve-te-reja-mujore-sipas-vitit-1239-300x195.jpg 300w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-1-Masa-e-pensioneve-te-reja-mujore-sipas-vitit-1239-690x449.jpg 690w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-1-Masa-e-pensioneve-te-reja-mujore-sipas-vitit-1239-415x270.jpg 415w\" alt=\"\" width=\"906\" height=\"589\" aria-describedby=\"caption-attachment-473407\" \/><\/p>\n<p id=\"caption-attachment-473407\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: ISSH<\/p>\n<\/div>\n<p>Kjo gjendje bie ndesh me statusin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit. Shqip\u00ebria, e klasifikuar tashm\u00eb si nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura mesatare t\u00eb larta, ka nj\u00eb kufi varf\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Banka Bot\u00ebrore prej 8.3 USD shpenzime ditore p\u00ebr frym\u00eb, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton se minimumi jetik i llogaritur p\u00ebr vendin duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 249 dollar\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Origjina e k\u00ebsaj krize shtrihet q\u00eb nga viti 2014, kur u nd\u00ebrmor reforma e fundit e pensioneve. P\u00ebrmes kritereve p\u00ebr vitet e pun\u00ebs, reforma i b\u00ebri t\u00eb paarritshme standardet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb plot\u00eb, dhe sot e k\u00ebsaj dite, qeveria po vonohet p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebto gabime.<\/p>\n<p>Ndryshimet e shpeshta dhe t\u00eb pand\u00ebrprera n\u00eb organizimin e ministrive lan\u00eb pas dore nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re q\u00eb kishte nisur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr pensionet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb armata e k\u00ebsaj shtrese po rritet me ritme t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar, 30 mij\u00eb pensionist\u00eb t\u00eb rinj hyn\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore, nj\u00eb shif\u00ebr kjo gati dyfish m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja e dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ky fluks e ka \u00e7uar numrin e pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb n\u00eb mbi 641 mij\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn 27% t\u00eb s\u00eb gjith\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit. Por, teksa suksesi i nj\u00eb qeverisjeje matet pik\u00ebrisht me prosperitetin q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebr shtresat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri po ndodh e kund\u00ebrta, pasi vit pas viti, pensionet e reja t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb po vijn\u00eb n\u00eb ulje.<\/p>\n<p>Pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrjashtuan nga p\u00ebrfitimet e rritjes ekonomike, por p\u00ebrkundrazi, po paguajn\u00eb fatur\u00ebn dhe kostot m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb erdh\u00ebn si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb pagave dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrfitoi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme apo t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<div id=\"attachment_473408\" class=\"wp-caption alignnone\">\n<p id=\"caption-attachment-473408\" class=\"wp-caption-text\"><strong>\u00a0<\/strong><strong>Numri i pensionist\u00ebve po rritet m\u00eb shpejt se ai i kontribuuesve<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<p>Sistemi shqiptar i pensioneve po p\u00ebrballet me rritje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrfituesve nga skema e pensioneve se sa kontribuuesve. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb thyerje t\u00eb trendit historik.<\/p>\n<p>Numri i pensionist\u00ebve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme, duke arritur n\u00eb 641,085 p\u00ebrfitues n\u00eb vitin 2025, krahasuar me rreth 557 mij\u00eb n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, mbi 84,000 pensionist\u00eb jan\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistem, teksa vet\u00ebm n\u00eb vitin e shkuar, numri i personave q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb pension arriti n\u00eb 33,518, gati dyfishi n\u00eb krahasim me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjerimi nuk do t\u00eb ishte problematik n\u00ebse skema publike do t\u00eb regjistronte rritje proporcionale t\u00eb numrit t\u00eb kontribuuesve. Skema shqiptare funksionon mbi modelin tradicional t\u00eb solidaritetit nd\u00ebrmjet brezave, ku kontributet direkte t\u00eb forc\u00ebs aktuale t\u00eb pun\u00ebs financojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale pensionet e brezit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Ky model garanton q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare vet\u00ebm n\u00ebse raporti i var\u00ebsis\u00eb midis atyre q\u00eb paguajn\u00eb dhe atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb mbetet i favorsh\u00ebm, mir\u00ebpo pik\u00ebrisht ky raport po p\u00ebson rr\u00ebshqitje negative vit pas viti. Teksa pensionist\u00ebt n\u00eb skem\u00eb u shtuan me 84 mij\u00eb nga 2021 n\u00eb 2025, kontribuuesit u shtuan me 80 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb vitin 2025, raporti u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb tej pasi numri i pensionist\u00ebve q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb skem\u00eb ishte 23% m\u00eb i madh se ai i kontribuuesve t\u00eb rinj. K\u00ebto zhvillime m\u00eb shum\u00eb se informalitetin n\u00eb tregun e pun\u00ebs kan\u00eb si shkak zhvillimet demografike ku plakja progresive e popullsis\u00eb po p\u00ebrshpejtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike nga hemorragjia migratore e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb 2021 \u2013 2025, mbi 166.4 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb emigruar m\u00eb shum\u00eb se jan\u00eb kthyer raportoi INSTAT, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb t\u00eb rinj. Kjo shtres\u00eb produktive q\u00eb largohet nga vendi derdh kontributet e saj n\u00eb sistemet gjermane, italiane apo angleze.<\/p>\n<p>N\u00eb vend mbeten prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt pasi dalin n\u00eb pension, detyrohen t\u00eb mb\u00ebshteten mbi nj\u00eb baz\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb pafuqishme t\u00eb kontribuuesve vendas, duke rritur deficitin e skem\u00ebs dhe duke p\u00ebrfituar pensione minimale.<\/p>\n<div id=\"attachment_473409\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-473409\" src=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 1377px) 100vw, 1377px\" srcset=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239.jpg 1377w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239-300x128.jpg 300w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239-1024x438.jpg 1024w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239-690x295.jpg 690w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-3-Ecuria-e-kontribuuesve-dhe-perfituesve-ne-nr.-dhe-raporti-i-varesise-1239-420x180.jpg 420w\" alt=\"\" width=\"1377\" height=\"589\" aria-describedby=\"caption-attachment-473409\" \/><\/p>\n<p id=\"caption-attachment-473409\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: ISSH<\/p>\n<\/div>\n<p>K\u00ebtij ekuacioni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i shtohet edhe zgjatja e koh\u00ebs s\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb pensionit, ku vitet mesatare pas pensionit kan\u00eb arritur n\u00eb 23 vjet nga 22.4 vite q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2021. Rritja e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb po rrit koh\u00ebn e g\u00ebzimit t\u00eb pensionit nga viti n\u00eb vit, duke i rritur m\u00eb tej shpenzimet.<\/p>\n<p>Me rritjen e numrit t\u00eb pensionist\u00ebve po krijohet nj\u00eb presion social. Vitin e fundit, qeveria ka miratuar nj\u00eb bonus mujor si shtes\u00eb mbi pensionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 900 lek\u00eb n\u00eb muaj. P\u00ebr shkak t\u00eb problematik\u00ebs q\u00eb mbart politika e pensioneve bie shpesh peng e cikleve elektorale dhe interesave t\u00eb \u00e7astit, duke shtyr\u00eb vazhdimisht reformat e thella strukturore p\u00ebr m\u00eb von\u00eb dhe kjo krijon kosto p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, p\u00ebr \u00e7do pensionist pleq\u00ebrie kishte 1.42 kontribuues aktiv\u00eb n\u00eb sistem. N\u00eb vitin 2025, ky raport ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 1.36. Diferenca prej 0.06 pik\u00ebsh duket minimale, por trendi \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk nd\u00ebrhyhet, sistemi po i afrohet nj\u00eb pike ku baza kontributive nuk do t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar detyrimet. P\u00ebrve\u00e7 numrit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb kontribuuesve, Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me informalitetin e lart\u00eb t\u00eb pagave.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, 27% e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit paguan kontribute me pag\u00eb minimale. N\u00ebse nj\u00eb kontribuues paguan kontribute mbi nj\u00eb pag\u00eb 50.000 lek\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb fiton 90.000 lek\u00eb, sistemi merr vet\u00ebm 40% t\u00eb kontributit q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb merrte.<\/p>\n<p><strong>354 mij\u00eb persona, pension mesatar 13,500 lek\u00eb n\u00eb muaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, pensionet e pjesshme p\u00ebrb\u00ebnin 55.2% t\u00eb totalit t\u00eb pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb, duke u zgjeruar me 3 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje n\u00eb nj\u00eb vit, nga 52.1% q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Kategoria e pensioneve t\u00eb pjesshme ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb fort\u00eb, duke arritur 353,983 p\u00ebrfitues n\u00eb vitin 2025 nga 316,781 n\u00eb vitin 2024, ose plus 11.7%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, numri i p\u00ebrfituesve t\u00eb pensionit t\u00eb plot\u00eb ka p\u00ebsuar r\u00ebnie, duke zbritur nga 287,279 p\u00ebrfitues n\u00eb vitin 2024 n\u00eb 283,677 n\u00eb vitin 2025, ose -1.3%.<\/p>\n<p>Vitet e fundit po rritet numri i qytetar\u00ebve q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb vitet e plota t\u00eb pun\u00ebs dhe dalin n\u00eb pension t\u00eb pjessh\u00ebm. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb ISSH-s\u00eb tregojn\u00eb se pagesa mesatare p\u00ebr personat me pension t\u00eb pjessh\u00ebm ishte vet\u00ebm 13,500 lek\u00eb n\u00eb vitin 2025. Viti i kaluar sh\u00ebnoi bum t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sa u p\u00ebrket pensioneve t\u00eb reja urbane, me rreth 54,676 p\u00ebrfitues t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto, vet\u00ebm 7,723 persona arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension me vite t\u00eb plota pune. Nd\u00ebrkoh\u00eb, numri i personave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar pension t\u00eb pjessh\u00ebm ishte 42,594 persona. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se afro 85% e pensionist\u00ebve t\u00eb rinj urban\u00eb n\u00eb vitin 2025 kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, pa plot\u00ebsuar vjet\u00ebrsin\u00eb e plot\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe duke p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pensione qesharake.<\/p>\n<div id=\"attachment_473410\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-473410\" src=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-4-Pensionet-e-pjesshme-pagesa-mesatare-vjetore-ne-lek-1239.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 906px) 100vw, 906px\" srcset=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-4-Pensionet-e-pjesshme-pagesa-mesatare-vjetore-ne-lek-1239.jpg 906w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-4-Pensionet-e-pjesshme-pagesa-mesatare-vjetore-ne-lek-1239-300x195.jpg 300w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-4-Pensionet-e-pjesshme-pagesa-mesatare-vjetore-ne-lek-1239-690x449.jpg 690w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-4-Pensionet-e-pjesshme-pagesa-mesatare-vjetore-ne-lek-1239-415x270.jpg 415w\" alt=\"\" width=\"906\" height=\"589\" aria-describedby=\"caption-attachment-473410\" \/><\/p>\n<p id=\"caption-attachment-473410\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: ISSH<\/p>\n<\/div>\n<p>N\u00eb zonat rurale \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti trend. Gjat\u00eb vitit 2025, nga 333 pensione t\u00eb reja pleq\u00ebrie n\u00eb zonat rurale, 208 prej tyre ishin t\u00eb pjesshme, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 125 ishin me vite t\u00eb plota.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i nj\u00eb pensioni llogaritet n\u00eb raport me vitet q\u00eb personi ka derdhur kontribute kundrejt periudh\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon ligji, e cila po rritet gradualisht p\u00ebrtej 38 viteve. Shumica e k\u00ebtyre pensionist\u00ebve marrin vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pensionit baz\u00eb, shpesh shum\u00eb pran\u00eb nivelit t\u00eb pensionit social.<\/p>\n<p>K\u00ebto shuma jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot minimale t\u00eb jetes\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb mjedis ku \u00e7mimet e ushqimeve dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore sh\u00ebnojn\u00eb rritje dhe nga ana tjet\u00ebr, pagesat e tjera p\u00ebr punonj\u00ebsit jan\u00eb rritur m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbijetuar, shum\u00eb t\u00eb moshuar q\u00eb marrin pensione t\u00eb pjesshme detyrohen t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb edhe pas mosh\u00ebs s\u00eb pensionit, shpesh n\u00eb informalitet.<\/p>\n<div id=\"attachment_473411\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-473411\" src=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-5-Periudha-mesatare-kontributive-per-pensionet-e-reja-te-viit-1238.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 906px) 100vw, 906px\" srcset=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-5-Periudha-mesatare-kontributive-per-pensionet-e-reja-te-viit-1238.jpg 906w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-5-Periudha-mesatare-kontributive-per-pensionet-e-reja-te-viit-1238-300x195.jpg 300w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-5-Periudha-mesatare-kontributive-per-pensionet-e-reja-te-viit-1238-690x449.jpg 690w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-5-Periudha-mesatare-kontributive-per-pensionet-e-reja-te-viit-1238-415x270.jpg 415w\" alt=\"\" width=\"906\" height=\"589\" aria-describedby=\"caption-attachment-473411\" \/><\/p>\n<p id=\"caption-attachment-473411\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: ISSH<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>P\u00ebrkeq\u00ebsohet shkalla e z\u00ebvend\u00ebsimit<\/strong><\/p>\n<p>Shkalla e z\u00ebvend\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqindja e pag\u00ebs q\u00eb nj\u00eb person merr si pension pasi l\u00eb pun\u00ebn. N\u00ebse gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punon merr nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb caktuar dhe pensioni \u00ebsht\u00eb sa nj\u00eb e treta e saj, shkalla e z\u00ebvend\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb 30%.<\/p>\n<p>Ky tregues mat drejtp\u00ebrdrejt aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb ruajtur standardin e jetes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb qytetari pasi ai del nga tregu i pun\u00ebs dhe hyn n\u00eb mosh\u00ebn e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas standardeve t\u00eb vendosura nga Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Pun\u00ebs (ILO), kjo shkall\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 40% p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb nivel minimal dhe dinjitoz jetese. Nga ana tjet\u00ebr, Bashkimi Europian synon nivele edhe m\u00eb t\u00eb larta, duke k\u00ebrkuar q\u00eb sistemet e konsoliduara t\u00eb garantojn\u00eb midis 50% dhe 60% t\u00eb pag\u00ebs mesatare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot ndodhet 10 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje n\u00ebn pragun minimal t\u00eb ILO-s dhe, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim, distanca po thellohet dhe ne po largohemi nga ky standard vit pas viti. Pensioni mesatar ishte sa 30% e pag\u00ebs mesatare vitin e kaluar duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm nga niveli 38% n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Kjo ulje ndodhi p\u00ebr arsye se pagat n\u00eb sektorin publik dhe n\u00eb at\u00eb privat u rrit\u00ebn me ritme m\u00eb t\u00eb larta se pensionet, duke dob\u00ebsuar duksh\u00ebm fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb pensionist\u00ebve. Paga mesatare n\u00eb rang vendi u rrit me 47% nd\u00ebrmjet viteve 2021 dhe 2025, nd\u00ebrsa pensioni mesatar, vet\u00ebm 16%, duke reflektuar vet\u00ebm indeksimin nga inflacioni.<\/p>\n<p>Rritja e hendekut mes pagave dhe pensioneve vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7mimet e qiras\u00eb, ila\u00e7et, ushqimet baz\u00eb dhe kostot e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. Me pagesat aktuale, pensionist\u00ebve po u mohohen nevojat m\u00eb elementare p\u00ebr mbijetes\u00eb. Por pagesat e ul\u00ebta t\u00eb pensionist\u00ebve shtrihen edhe n\u00eb ekonomin\u00eb e gjer\u00eb. Efekti i par\u00eb lidhet me tkurrjen e konsumit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se pensionist\u00ebt i shpenzojn\u00eb parat\u00eb e tyre pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr mallra baz\u00eb si ushqim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe energji, r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre godet konsumin dhe tregtin\u00eb me pakic\u00eb. Hulumtimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare konfirmojn\u00eb se t\u00eb moshuarit me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta kursejn\u00eb nga shpenzimet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pasi nuk i p\u00ebrballojn\u00eb financiarisht.<\/p>\n<p>K\u00ebto vendime \u00e7ojn\u00eb n\u00eb diagnoza t\u00eb vonuara dhe trajtime t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb cilat her\u00ebt a von\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi spitalet publike si urgjenca t\u00eb kushtueshme. Nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb q\u00eb detyrohet t\u00eb shtyj\u00eb muajin me vet\u00ebm 30% t\u00eb pag\u00ebs mesatare e humbet plot\u00ebsisht kapacitetin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn komunitare.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar vizitat familjare, aktivitetet kulturore, apo edhe gj\u00ebrat elementare si ushqimi me baz\u00eb mishin apo ngrohja e sht\u00ebpis\u00eb gjat\u00eb dimrit, krijon izolim t\u00eb thell\u00eb ekonomik te kjo shtres\u00eb.<\/p>\n<div id=\"attachment_473412\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-473412\" src=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-6-Shkalla-e-zevendesimit-per-pensionet-urbane-te-pleqerise-ne-vite-1239.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 906px) 100vw, 906px\" srcset=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-6-Shkalla-e-zevendesimit-per-pensionet-urbane-te-pleqerise-ne-vite-1239.jpg 906w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-6-Shkalla-e-zevendesimit-per-pensionet-urbane-te-pleqerise-ne-vite-1239-300x195.jpg 300w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-6-Shkalla-e-zevendesimit-per-pensionet-urbane-te-pleqerise-ne-vite-1239-690x449.jpg 690w, https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Pensionet-6-Shkalla-e-zevendesimit-per-pensionet-urbane-te-pleqerise-ne-vite-1239-415x270.jpg 415w\" alt=\"\" width=\"906\" height=\"589\" aria-describedby=\"caption-attachment-473412\" \/><\/div>\n<div><strong>Burimi: &#8221;Monitor&#8221;<\/strong><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>27% e popullsis\u00eb n\u00eb mosh\u00eb pensioni po shtyhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme drejt kufirit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb ekstreme, duke mbetur jasht\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb rritjes ekonomike. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit zyrtare d\u00ebshmojn\u00eb se pagesa mesatare e brezit q\u00eb doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 2025 ishte 16 mij\u00eb lek\u00eb, me r\u00ebnie vjetore 3%, teksa 55% e t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":61658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6327,6332],"tags":[42298],"class_list":{"0":"post-99902","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi","8":"category-te-fundit","9":"tag-27-e-popullsise-ne-moshe-pensioni-drejt-kufirit-te-varferise-ekstreme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=99902"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99902\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99903,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99902\/revisions\/99903"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=99902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=99902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=99902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}