{"id":99748,"date":"2026-07-06T15:15:21","date_gmt":"2026-07-06T13:15:21","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99748"},"modified":"2026-07-06T15:15:21","modified_gmt":"2026-07-06T13:15:21","slug":"ish-ministri-komenton-protestat-ndryshimi-eshte-i-pashmangshem-shqiperia-ska-pasur-kurre-kaq-simpati-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99748","title":{"rendered":"Ish-ministri komenton protestat: Ndryshimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, Shqip\u00ebria s&#8217;ka pasur kurr\u00eb kaq simpati nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me protestat q\u00eb po mbahen prej 37 dit\u00ebsh n\u00eb vend, ku k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e qeveris\u00eb dhe largimi i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Bushati shkruan se jav\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb tep\u00ebr krenar dhe se ka marr\u00eb telefonata nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai n\u00ebnvizon se pasqyrimi i protestave n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ka rikthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen bot\u00ebrore si nj\u00eb shoq\u00ebri me nd\u00ebrgjegje qytetare dhe frym\u00eb solidariteti.<\/p>\n<p>Ai shprehet se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Bushatit:<\/strong><\/p>\n<p>E ARDHMJA \u00cbSHT\u00cb K\u00cbTU<\/p>\n<p>Kudo ku kam udh\u00ebtuar gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve p\u00ebr arsye pune, n\u00eb takime apo telefonata me miq anemban\u00eb bot\u00ebs, jam ndier krenar\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebt e mira q\u00eb kam d\u00ebgjuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ka paraqitur vendin ton\u00eb si nj\u00eb shoq\u00ebri me nd\u00ebrgjegje qytetare dhe n\u00eb solidaritet.<\/p>\n<p>Nuk ka imazh m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa ai q\u00eb krijohet pa para, por me shpirtin e gjall\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr vendin e vet.<\/p>\n<p>Protestat n\u00eb Shqip\u00ebri pasqyrojn\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb thella q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb reflektim serioz dhe veprime kuptimplota p\u00ebr modelin demokratik dhe zhvillimor t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, shumica e protestuesve jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tranzicionit q\u00eb nisi n\u00eb vitin 1990 dhe nuk po gjen fund. Ata nuk jan\u00eb rritur me frik\u00ebn e komunizmit dhe as me paranoj\u00ebn e armikut t\u00eb jasht\u00ebm. Prandaj, p\u00ebrdorimi i retorik\u00ebs p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse prodhon efektin e kund\u00ebrt. N\u00eb rajonin ton\u00eb, t\u00eb vetmet vende q\u00eb ende nuk e kan\u00eb kap\u00ebrcyer brezin e udh\u00ebheq\u00ebsve simbol t\u00eb tranzicionit jan\u00eb Shqip\u00ebria dhe Serbia, ndon\u00ebse p\u00ebr arsye krejt t\u00eb ndryshme. Ndryshe nga serb\u00ebt, shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se vendi i tyre i p\u00ebrket familjes europiane.<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tranzicionit, modeli i nj\u00eb jete normale nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e komunizmit. As ajo e kioskave dhe firmave piramidale. Dhe as ajo e betonit, q\u00eb krijon marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrvar\u00ebsie midis pushtetit politik, fitimit dhe imagjinat\u00ebs arkitektonike, por nuk prodhon mir\u00ebq\u00ebnie shoq\u00ebrore. P\u00ebrkundrazi. \u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta dhe e zvog\u00eblimit t\u00eb hendekut t\u00eb paduruesh\u00ebm mes pritshm\u00ebrive dhe realitetit. \u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk tjet\u00ebrsohet.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb \u00e7lirim kolektiv emocional q\u00eb nuk nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga partit\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit apo institucionet. Njer\u00ebzit nuk po protestojn\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebr arroganc\u00ebs, personalizimit t\u00eb tejskajsh\u00ebm t\u00eb pushtetit dhe aleanc\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshme mes politik\u00ebs, oligarkis\u00eb, krimit t\u00eb organizuar dhe medias. Ata po p\u00ebrjetojn\u00eb ndjesin\u00eb e solidaritetit, dinjitetit dhe vet\u00ebdijen p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga produktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj proteste, sado e larmishme t\u00eb jet\u00eb ajo, \u00ebsht\u00eb katarsisi shoq\u00ebror. Bashk\u00eb me t\u00eb po krijohet edhe nj\u00eb baz\u00eb e re p\u00ebr nj\u00eb ushtrim m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm demokratik, q\u00eb mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb energjin\u00eb e shesheve n\u00eb realitet politik.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Shqip\u00ebria nuk ka pasur kurr\u00eb kaq simpati nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, v\u00ebmendja ndaj vendit ton\u00eb lidhej kryesisht me bujarin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb strehimin e motrave dhe v\u00ebllez\u00ebrve nga Kosova. Sot kjo v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr: p\u00ebr faktin se qytetar\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shk\u00ebputen nga nj\u00eb model politik dhe ekonomik q\u00eb ka asfiksuar konkurrenc\u00ebn dhe meritokracin\u00eb. Nj\u00eb model q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb kurriz t\u00eb brezave t\u00eb shkuar dhe atyre t\u00eb ardhsh\u00ebm: t\u00eb par\u00ebve duke ua ngr\u00ebn\u00eb kontributin, t\u00eb dyt\u00ebve duke ua rr\u00ebnuar trash\u00ebgimin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, pasqyrimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i protestave n\u00eb Shqip\u00ebri nga mediat m\u00eb prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u p\u00ebrqendruar te shkaqet reale t\u00eb zem\u00ebrimit qytetar dhe te mobilizimi i diaspor\u00ebs son\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr imazhin ton\u00eb si popull dhe p\u00ebr rrug\u00ebn ton\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Rruga jon\u00eb drejt BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb penguar pik\u00ebrisht nga ato plag\u00eb kund\u00ebr t\u00eb cilave protestohet sot: korrupsioni i p\u00ebrhapur, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo q\u00eb po ndodh sot \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrprova m\u00eb e fuqishme q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Shqiptar\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb jet\u00ebsimin e standardeve europiane. Ata po luftojn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr demokraci, liri, barazi, drejt\u00ebsi dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik e shoq\u00ebror. Po b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb qytetar\u00ebt e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do demokraci europiane: projektojn\u00eb ndryshimin nga posht\u00eb lart, drejt nj\u00eb modeli t\u00eb ri p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, fryma e protest\u00ebs nuk mund t\u00eb shuhet, sepse ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se zem\u00ebrimi n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb apo n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale. Mohimi i k\u00ebsaj gjendjeje vet\u00ebm sa rrit koston e nj\u00eb ndryshimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Shqip\u00ebria ka kap\u00ebrcyer sfida t\u00eb m\u00ebdha duke q\u00ebndruar e bashkuar. Ky moment k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb atdhedashuri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, etik\u00eb, ide, p\u00ebrqendrim forcash dhe guxim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati, ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me protestat q\u00eb po mbahen prej 37 dit\u00ebsh n\u00eb vend, ku k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e qeveris\u00eb dhe largimi i saj. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Bushati shkruan se jav\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb tep\u00ebr krenar dhe se ka marr\u00eb telefonata nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. M\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":99749,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6332,29228],"tags":[42237,42238],"class_list":{"0":"post-99748","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-fundit","8":"category-vendi","9":"tag-ish-ministri-komenton-protestat-ndryshimi-eshte-i-pashmangshem","10":"tag-shqiperia-ska-pasur-kurre-kaq-simpati-nderkombetare"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=99748"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99748\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99750,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99748\/revisions\/99750"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/99749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=99748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=99748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=99748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}