{"id":99245,"date":"2026-06-16T18:10:17","date_gmt":"2026-06-16T16:10:17","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99245"},"modified":"2026-06-16T18:10:17","modified_gmt":"2026-06-16T16:10:17","slug":"altin-zilfo-nje-drejtor-qe-zgjedh-zgjidhjen-jo-justifikimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=99245","title":{"rendered":"Altin Zilfo, nj\u00eb drejtor q\u00eb zgjedh zgjidhjen, jo justifikimin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fejzo Subashi<\/strong><\/p>\n<p>Shpesh nga nevoja p\u00ebr zgjidhjen e problemeve, paragjykimi z\u00eb vendin e realitetit, kjo shpesh edhe nga nxitimi n\u00eb zgjidhjen e shqet\u00ebsimit.<br \/>\nQytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb mrekulli nga administrata. K\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm profesionaliz\u00ebm, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri. Kur k\u00ebto bashkohen te njeriu i duhur, edhe problemet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira gjejn\u00eb zgjidhje. &#8220;M\u00eb vjen keq jo q\u00eb je lodhur kaq shum\u00eb, por q\u00eb je shqet\u00ebsuar dhe ke shqet\u00ebsuar nj\u00eb dikaster t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe vet\u00eb titullarin.&#8221;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e nisi bised\u00ebn drejtori rajonal i OSHEE-s\u00eb p\u00ebr qarkun e Gjirokastr\u00ebs, z. Altin Zilfo, kur shkova n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb diskutuar situat\u00ebn e energjis\u00eb elektrike n\u00eb disa fshatra t\u00eb Bashkis\u00eb K\u00eblcyr\u00eb. Shpesh nxitohemi t\u00eb gjykojm\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb njohim realitetin. Drejtori rajonal i qarkut Gjirokast\u00ebr p\u00ebr OSHEE zgjidhjen e gjen te p\u00ebrgjegj\u00ebsia, jo te burokracia . \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb th\u00ebnia popullore se &#8220;uji del i kulluar n\u00eb burim, por turbullohet rrug\u00ebs&#8221;. Jo rrall\u00ebher\u00eb specialist\u00eb, shefa apo drejtues t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb nga paaft\u00ebsia, qoft\u00eb nga frika p\u00ebr t&#8217;ia paraqitur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn epror\u00ebve, krijojn\u00eb situata t\u00eb pak\u00ebndshme, ku humb\u00ebsi m\u00eb i madh mbetet qytetari q\u00eb nuk merr sh\u00ebrbimin q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Situata e energjis\u00eb elektrike n\u00eb disa fshatra t\u00eb D\u00ebshnic\u00ebs, n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Ballaban t\u00eb Bashkis\u00eb K\u00eblcyr\u00eb, ishte v\u00ebrtet shqet\u00ebsuese. Pasi e verifikova vet\u00eb n\u00eb terren dhe ndoqa hap pas hapi problemin, kuptova se gjith\u00e7ka ishte n\u00eb kufijt\u00eb kritik\u00eb. Rrjeti elektrik ishte nd\u00ebrtuar q\u00eb n\u00eb vitin 1974, i amortizuar dhe jasht\u00eb standardeve t\u00eb sotme. N\u00eb disa raste, abonenti i fundit ndodhej m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr kilometra larg kabin\u00ebs furnizuese.<br \/>\nBanor\u00ebt ankoheshin jo vet\u00ebm p\u00ebr munges\u00ebn e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb furnizimit, por edhe p\u00ebr p\u00ebrgjigjet zhg\u00ebnjyese q\u00eb merrnin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb titullar\u00ebve. Por realiteti ishte ndryshe. As drejtori rajonal, z. Altin Zilfo, nuk kishte dijeni p\u00ebr gjendjen konkrete, e jo m\u00eb drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo ministri.<\/p>\n<p>Edhe un\u00eb, me sinqeritet, e pranoj se gabova. N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin, nisa nga lart, kur n\u00eb fakt zgjidhja duhej t\u00eb fillonte nga posht\u00eb. Sot pyes veten: pse kemi k\u00ebt\u00eb mani q\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje ta ngjisim menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta? N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe zgjidhja e k\u00ebtij problemi do t\u00eb fillonte dhe do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb strukturat q\u00eb e kishin p\u00ebr detyr\u00eb.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fakti se nj\u00eb shqet\u00ebsim i komunitetit po merr zgjidhje. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb njohja me njer\u00ebz q\u00eb, me thjesht\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrgjegjen dhe p\u00ebrkushtimin e tyre, i b\u00ebjn\u00eb nder institucionit, shoq\u00ebris\u00eb dhe vendit.<br \/>\nNuk gjej fjal\u00ebt e duhura p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar z. Altin Zilfo. Ai nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb inxhinier i p\u00ebrgatitur dhe nj\u00eb drejtues i aft\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb njeri i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Nuk k\u00ebrkoi t\u00eb justifikonte munges\u00ebn e informacionit. Nuk k\u00ebrkoi t\u00eb transferonte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk ngriti pengesa burokratike dhe as nuk k\u00ebrkoi urdhra shtes\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, ai u p\u00ebrqendrua te zgjidhja.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb l\u00ebr pak koh\u00eb. T\u00eb tjerat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrime p\u00ebr ne&#8221;, m\u00eb tha.<br \/>\nKur e pyeta n\u00ebse duhej t\u00eb nd\u00ebrhyhej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb dikaster p\u00ebr t\u00eb siguruar baz\u00ebn materiale t\u00eb nevojshme, p\u00ebrgjigjja e tij ishte e qart\u00eb:<br \/>\n&#8220;Jo. Baz\u00ebn materiale e kam k\u00ebtu. V\u00ebnia n\u00eb dijeni \u00ebsht\u00eb detyrimi juaj; pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb detyrimi yn\u00eb.&#8221;<br \/>\nSot jam d\u00ebshmitar se situata ka marr\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes. Por edhe m\u00eb i lumtur jam q\u00eb pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njoh nj\u00eb drejtues q\u00eb e kupton pesh\u00ebn e detyr\u00ebs dhe e ushtron at\u00eb me profesionaliz\u00ebm e ndershm\u00ebri.<\/p>\n<p>Prandaj, mir\u00ebnjohja ime shkon p\u00ebr z. Altin Zilfo dhe p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ai b\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb OSHEE-s\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Ai meriton vler\u00ebsim jo vet\u00ebm p\u00ebr rezultatet, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i arrin ato.<br \/>\nMadje, merit\u00eb kan\u00eb edhe ata q\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kan\u00eb menduar p\u00ebr interesin e partis\u00eb, pa dashur i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder edhe m\u00eb t\u00eb madh qytetarit, institucionit dhe vet\u00eb OSHEE-s\u00eb.<br \/>\nPrandaj, t\u00eb nderuar politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs, po gabuat gjithmon\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen dhe em\u00ebrimin e drejtuesve, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto &#8220;gabime&#8221; jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dobishmet q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebhen vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fejzo Subashi Shpesh nga nevoja p\u00ebr zgjidhjen e problemeve, paragjykimi z\u00eb vendin e realitetit, kjo shpesh edhe nga nxitimi n\u00eb zgjidhjen e shqet\u00ebsimit. Qytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb mrekulli nga administrata. K\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm profesionaliz\u00ebm, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri. Kur k\u00ebto bashkohen te njeriu i duhur, edhe problemet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira gjejn\u00eb zgjidhje. &#8220;M\u00eb vjen keq jo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":99246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332],"tags":[42014,36132,42016,42015],"class_list":{"0":"post-99245","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"tag-altin-zilfo","10":"tag-fejzo-subashi","11":"tag-jo-justifikimin","12":"tag-nje-drejtor-qe-zgjedh-zgjidhjen"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=99245"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99245\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":99247,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/99245\/revisions\/99247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/99246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=99245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=99245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=99245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}