{"id":98916,"date":"2026-06-04T14:49:58","date_gmt":"2026-06-04T12:49:58","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98916"},"modified":"2026-06-04T14:49:58","modified_gmt":"2026-06-04T12:49:58","slug":"spak-i-sekuestron-belindes-vilen-ne-dhermi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98916","title":{"rendered":"SPAK i sekuestron Belind\u00ebs vil\u00ebn n\u00eb Dh\u00ebrmi"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka sekuestruar nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb resortin \u201c\u00ebhite Rocks\u201d n\u00eb Dh\u00ebrmi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshon se i p\u00ebrket n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar si shp\u00ebrblim n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb zhvilluar nga Albcontrol.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2018 me k\u00ebto specifika:\u00a0<em>\u201cVil\u00eb individuale dy kat\u00ebshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar n\u00eb dispozicion t\u00eb vil\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se 300 m2. Vila F6, brenda k\u00ebsaj parcele, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 103m2 (kati p\u00ebrdhe 54 m2 dhe kati i par\u00eb mbi p\u00ebrdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verand\u00ebn 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sip\u00ebrfaqes s\u00eb parcel\u00ebs&#8221;.<\/em><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me njoftoi se, krahas akuz\u00ebs ekzistuese p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, ndaj Ballukut jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb reja edhe p\u00ebr korrupsion pasiv dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb q\u00eb Belinda Balluku e ka p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb tenderi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte drejtuese e ALBCONTROL. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Ervis Berberin dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb SPAK i citon me iniciale I.T dhe J.B.<\/p>\n<p>&#8220;Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj publik si Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Albcontrol sh.a, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k. n\u00eb procedur\u00ebn e sip\u00ebrcituar, ka k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb parregullt, i cili, referuar kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 145,000 (nj\u00ebqind e dyzet e pes\u00eb mij\u00eb) euro, q\u00eb konsiston n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, konkretisht vil\u00ebn me nr. F6, n\u00eb resortin turistik \u201c\u00ebhite Rocks\u201d, Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, Qarku Vlor\u00eb, me zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k&#8221; thuhet n\u00eb njoftimin zyrtar.<\/p>\n<p>Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zyrtarisht e pandehur nga SPAK p\u00ebr &#8220;Shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera&#8221; p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb, por prokuror\u00ebt thon\u00eb se me gjetjet e fundit t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek akuzat p\u00ebr \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>SPAK ka k\u00ebrkuar arrestimin e Belinda Ballukut, por k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua me 82 vota n\u00eb parlament nga Partia Socialiste, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presionin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00eb masave q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar prokuror\u00ebt n\u00eb lidhje me Ballukun.<\/p>\n<h3>NJOFTIMI I PLOT\u00cb I SPAK<\/h3>\n<p><strong>Procedimi penal nr.136\/2025 \u2013 \u00a0Sekuestro preventive mbi nj\u00eb pasuri t\u00eb dyshuar si produkt i korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d*, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore dyshohet gjithashtu p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136\/2025, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr.412, dat\u00eb 3.6.2026, ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit pasuror \u201csekuestro preventive\u201d mbi \u00a0pasurin\u00eb e paluajtshme, n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb indirekte t\u00eb shtetases Belinda Balluku, q\u00eb ndodhet n\u00eb resortin turistik \u201c\u00ebhite Rocks\u201d, Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb deritanishme t\u00eb hetimit, ekzistojn\u00eb dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me p\u00ebrfitimin e parregullt, t\u00eb k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb nga shtetasja Belinda Balluku, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb operatorit ekonomik, p\u00ebrmes nj\u00eb procedure prokurorimi publik t\u00eb zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kan\u00eb evidentuar gjithashtu p\u00ebrdorimin e veprimeve juridike t\u00eb dyshuara si fiktive, me q\u00ebllim fshehjen e origjin\u00ebs dhe pron\u00ebsis\u00eb reale t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuria e vendosur n\u00ebn \u201csekuestro preventive\u201d p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb \u201cVil\u00eb individuale dy kat\u00ebshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar n\u00eb dispozicion t\u00eb vil\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se 300 m2. Vila F6, brenda k\u00ebsaj parcele, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 103m2 (kati p\u00ebrdhe 54 m2 dhe kati i par\u00eb mbi p\u00ebrdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verand\u00ebn 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sip\u00ebrfaqes s\u00eb parcel\u00ebs. [Referuar kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb me nr.1059 rep, nr.650 kol, dat\u00eb 05.12.2018]<\/p>\n<p>Nga kryerja e veprimeve t\u00eb tjera hetimore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136 t\u00eb vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave t\u00eb tjera t\u00eb administruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve paraprake, rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr fakte penale t\u00eb reja n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja \u201cb\u201d e Kodit Penal, n\u00eb rrethan\u00ebn cil\u00ebsuese \u201cn\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d, sipas nenit 287, paragrafi 2, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nga aktet e administruara kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb shtetases Belinda Balluku n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e prokurimit me objekt: \u201cRikonstruksioni i godin\u00ebs teknologjike t\u00eb Albcontrol p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve\u201d, me fond limit 88,651,633 (tet\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb milion e gjasht\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb mij\u00eb e gjasht\u00ebqind e tridhjet\u00eb e tre) lek\u00eb, si dhe \u201cShtes\u00eb kontrate p\u00ebr \u2018Rikonstruksionin e godin\u00ebs teknologjike t\u00eb Albcontrol p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve\u2019\u201d, me vler\u00eb 14,161,814 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb milion e nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb mij\u00eb e tet\u00ebqind e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e sip\u00ebrcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullares s\u00eb autoritetit kontraktor \u201cAlbcontrol\u201d sh.a, me detyr\u00ebn e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb \u201cAlbcontrol\u201d sh.a, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyr\u00ebn e Shefit t\u00eb Sektorit t\u00eb Prokurimeve, si dhe an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kan\u00eb kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr. 9643, dat\u00eb 20.11.2006 \u201cP\u00ebr prokurimin publik\u201d, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, dat\u00eb 10.1.2007 \u201cP\u00ebr rregullat e prokurimit publik\u201d (i ndryshuar).<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime lidhen me faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projektit dhe zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve t\u00eb tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb fituese t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, operatorin ekonomik \u201cEurocol\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Favorizimi i shoq\u00ebris\u00eb fituese ka vazhduar edhe n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, duke i ofruar parapagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn 50% t\u00eb kontrat\u00ebs, si dhe gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe shtes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj publik si Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Albcontrol sh.a, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k. n\u00eb procedur\u00ebn e sip\u00ebrcituar, ka k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb parregullt, i cili, referuar kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 145,000 (nj\u00ebqind e dyzet e pes\u00eb mij\u00eb) euro, q\u00eb konsiston n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, konkretisht vil\u00ebn me nr. F6, n\u00eb resortin turistik \u201c\u00ebhite Rocks\u201d, Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, Qarku Vlor\u00eb, me zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i parregullt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi, ku rezulton se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shoq\u00ebria \u201cEurocol\u201d sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385\/1 prot., dat\u00eb 27.3.2015, t\u00eb miratuar me Vendimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit nr. 7, dat\u00eb 7.3.2014, \u201cP\u00ebr miratimin e lejes zhvillimore komplekse p\u00ebr resortin turistik n\u00eb fshatin Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, Qarku Vlor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri si produkt t\u00eb vepr\u00ebs penale, shtetasja Belinda Balluku ka p\u00ebrdorur shtetasin I.T dhe vart\u00ebsen e saj n\u00eb Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb nr. 1059 rep., nr. 650 kol., dat\u00eb 5.12.2018, t\u00eb lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k., shtetasit P.C.<\/p>\n<p>Veprimet e kund\u00ebrligjshme n\u00eb form\u00ebn e pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale kan\u00eb vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjet\u00ebr fiktiv, at\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb (kontrat\u00eb dore), dat\u00eb 25.5.2022, dhe amendamentin e k\u00ebsaj kontrate, dat\u00eb 26.4.2024.<\/p>\n<p>Hetimet vijojn\u00eb p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb fakteve, identifikimin e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, si edhe p\u00ebrcaktimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebrkat\u00ebse penale.<\/p>\n<p>Sqarim: \u00c7do person prezumohet i pafajsh\u00ebm deri sa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnim p\u00ebr gazetar\u00ebt*\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Shtetasja Belinda Balluku akuzohet p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb\u201d n\u00eb seksionin rrugor Orikum-Himar\u00eb, pjes\u00eb e autostrad\u00ebs SH8(Vlor\u00eb-Sarand\u00eb);<\/p>\n<p>Shtetasja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb shtat\u00eb raste t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka sekuestruar nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb resortin \u201c\u00ebhite Rocks\u201d n\u00eb Dh\u00ebrmi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshon se i p\u00ebrket n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar si shp\u00ebrblim n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb zhvilluar nga Albcontrol. Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":98917,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332],"tags":[41841],"class_list":{"0":"post-98916","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"tag-spak-sekuestron-vilen-e-belinda-ballukut-ne-dhermi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=98916"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98916\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98918,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98916\/revisions\/98918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/98917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=98916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=98916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=98916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}