{"id":98554,"date":"2026-05-23T21:05:11","date_gmt":"2026-05-23T19:05:11","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98554"},"modified":"2026-05-23T21:05:11","modified_gmt":"2026-05-23T19:05:11","slug":"gazetarja-lala-flet-per-fatin-e-martinajt-familja-e-di-te-verteten-dine-edhe-kush-e-ekzekutoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98554","title":{"rendered":"Gazetarja Lala flet p\u00ebr fatin e Martinajt: Familja e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, din\u00eb edhe kush e ekzekutoi"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">Tre vite pas zhdukjes misterioze t\u00eb Ervis Martinajt, gazetarja Klodiana Lala ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta lidhur me at\u00eb q\u00eb dyshohet se ka ndodhur me personazhin e njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/div>\n<p>E ftuar n\u00eb emisionin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d n\u00eb News24, Lala u shpreh se familja Martinaj \u00ebsht\u00eb e bindur se Ervis Martinaj nuk jeton m\u00eb dhe sipas saj ata kan\u00eb dijeni edhe p\u00ebr personat q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas ekzekutimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas gazetares, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb familjar\u00ebt kan\u00eb pranuar publikisht n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me se Martinaj mund t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb, nd\u00ebrsa procesi q\u00eb po zhvillohet aktualisht lidhet me pasurit\u00eb e sekuestruara nga SPAK dhe jo drejtp\u00ebrdrejt me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ndaj tij.<\/p>\n<p>Gazetarja kujtoi se fillimisht kishte dyshime n\u00ebse zhdukja e Martinajt ishte e vullnetshme, por mungesa totale e gjurm\u00ebve pas kaq vitesh dhe hetimet intensive kan\u00eb forcuar bindjen se ai \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer dhe vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo zbuloi edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr t\u00eb fort\u00eb: ish-efektivi Jeton Lami, i arrestuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje, kishte vizituar familjen Martinaj para arrestimit t\u00eb tij, fakt q\u00eb sipas Lal\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbajtur larg v\u00ebmendjes publike.<\/p>\n<p>Mustafa Martinaj d\u00ebshmoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me. N\u00eb fakt, procesi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pasurit\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb proces penal; ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimin e SPAK p\u00ebr t\u00eb sekuestruar pasurin\u00eb. Dhe zoti Martinaj pretendoi q\u00eb pasurit\u00eb e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb biznesit gati 30-vje\u00e7ar dhe faktit q\u00eb ai ka punuar si drejtor banke ka patur ekskluzivitete t\u00eb ndryshme, ka punuar si kambist e t\u00eb tjera me radh\u00eb, pra ka pasur pika t\u00eb k\u00ebmbimit valutor. Pretendonte q\u00eb pasurit\u00eb e tij rrjedhin nga burime t\u00eb ligjshme. Dhe un\u00eb besoj q\u00eb disa nga pasurit\u00eb e familjes Martinaj, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, edhe do t\u00eb lirohen. Patjet\u00ebr q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb, ku dyshohen q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb vendosura nga aktiviteti kriminal i Ervis Martinajt, ndon\u00ebse ai nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe tashm\u00eb fati i tij mbetet mister, do t\u00eb mbeten t\u00eb sekuestruara. Pra ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi im n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb familja Martinaj artikuloi q\u00eb Ervis Martinaj nuk jeton m\u00eb. N\u00eb fakt, ju e dini, un\u00eb kam qen\u00eb e dyzuar. E kam raportuar ekskluzivisht at\u00eb lajmin n\u00eb News24, pra kall\u00ebzimin e familjes se ai ishte i zhdukur. Kam qen\u00eb e dyzuar sepse shpeshher\u00eb ndodh q\u00eb bos\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb kan\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb, zgjedhin edhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb till\u00eb apo nj\u00eb zhdukje t\u00eb vullnetshme. Fakti q\u00eb pas k\u00ebtyre\u2026 shum\u00eb pas shum\u00eb k\u00ebrkimeve, pas investimit edhe t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb huaj, Ervis Martinaj nuk \u00ebsht\u00eb gjendur dhe nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb nga ana e tij, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb besoj q\u00eb po, ai mund t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebmbyer dhe t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Jeton Lami p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej ka qen\u00eb n\u00eb familjen e tyre. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga familja, ndoshta nuk do t\u00eb pranohet kurr\u00eb. Ata nuk kan\u00eb folur publikisht. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar intervista prej tyre, nuk kan\u00eb pranuar. Un\u00eb mendoj q\u00eb Jeton Lami e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Jeton Lami \u00ebsht\u00eb personi i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb takuar me Brilant Martinaj p\u00ebrpara se Brilanti dhe dy shok\u00ebt e vet t\u00eb ekzekutoheshin dhe fillimisht ata nuk kan\u00eb dyshuar, por m\u00eb pas familja ka dyshuar dhe mendoj q\u00eb ka hetuar privatisht p\u00ebr fatin e Ervis Martinajt. Dhe familja ka bindje q\u00eb Ervis Martinaj \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, thjesht \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur trupin. Un\u00eb besoj q\u00eb familja Martinaj mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr informacion sesa ato \u00e7far\u00eb ju kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb autoriteteve, edhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nga e kan\u00eb dhe kush jan\u00eb grupimet kriminale sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa grupime\u201d, tha Klodiana Lala.<\/p>\n<p>SPAK k\u00ebrkon konfiskimin e 34 pasurive t\u00eb Ervis Matinaj dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, me vler\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro, me akuz\u00ebn se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga aktiviteti kriminal.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar babai i tij, Mustafa Martinaj, i cili t\u00eb mart\u00ebn pohoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publikisht se djali i tij \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka denoncuar zhdukjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cFamilja ime p\u00ebrb\u00ebhet nga un\u00eb, bashk\u00ebshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb. M\u00eb vjen turp q\u00eb vij p\u00ebr lecka e p\u00ebr tulla dhe nuk jam thirrur nj\u00ebher\u00eb nga ana juaj. Kam dh\u00ebn\u00eb deklarime, nga ana juaj asnj\u00eb sinjalizim\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre vite pas zhdukjes misterioze t\u00eb Ervis Martinajt, gazetarja Klodiana Lala ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta lidhur me at\u00eb q\u00eb dyshohet se ka ndodhur me personazhin e njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit. E ftuar n\u00eb emisionin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d n\u00eb News24, Lala u shpreh se familja Martinaj \u00ebsht\u00eb e bindur se Ervis Martinaj nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":98555,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,6332,29228],"tags":[41646,41645],"class_list":{"0":"post-98554","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-dine-edhe-kush-e-ekzekutoi","11":"tag-gazetarja-lala-flet-per-fatin-e-martinajt-familja-e-di-te-verteten"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=98554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98556,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98554\/revisions\/98556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/98555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=98554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=98554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=98554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}