{"id":98521,"date":"2026-05-22T17:06:05","date_gmt":"2026-05-22T15:06:05","guid":{"rendered":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98521"},"modified":"2026-05-22T17:06:24","modified_gmt":"2026-05-22T15:06:24","slug":"aku-tirane-nevoje-per-ndryshim-jo-per-skenar-filmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jugulajm.net\/?p=98521","title":{"rendered":"AKU-Tiran\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim, jo p\u00ebr skenar filmi&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Alban Tepelena<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse dikush do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb skenar p\u00ebr nj\u00eb film mbi degradimin institucional, mjafton t\u00eb shikoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh prej vitesh n\u00eb AKU Tiran\u00eb. Nj\u00eb institucion jetik p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7iflig\u201d t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb dinastie t\u00eb pandryshueshme, ku rregullat nuk i vendos profesionalizmi, por pazari, lidhjet dhe interesat.<\/p>\n<p>Paradoksi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se n\u00eb terren shpesh nuk shkojn\u00eb ata q\u00eb din\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb, por ata q\u00eb \u201cdin\u00eb t\u00eb merren vesh\u201d. Sa m\u00eb i kualifikuar dhe me personalitet profesional t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb specialist, aq m\u00eb pak aktivizohet n\u00eb kontrolle&#8230; Nd\u00ebrsa, n\u00eb subjektet m\u00eb sensitive, aty ku k\u00ebrkohet eksperienc\u00eb dhe integritet, d\u00ebrgohen njer\u00ebz q\u00eb nuk arrijn\u00eb dot standardin profesional, por arrijn\u00eb \u201cmarr\u00ebveshjen\u201d m\u00eb t\u00eb leverdisshme. N\u00eb vend qe te ndihmohen &#8220;k\u00ebta pseudo inspektore&#8221;, te arsimohen e te marrin diplomat, t&#8217;iu krijoni kushte ti ndihmoni t\u00eb mbarojn\u00eb shkoll\u00ebn, ashtu sic mund ta mbarojn\u00eb e sic e dime t\u00eb gjith\u00eb, se ata paradite &#8220;shkojn\u00eb n\u00eb unirsitete&#8221; dhe sa mbarojn\u00eb, me vrap n\u00ebp\u00ebr inspektimin e radh\u00ebs. Jo vet\u00ebm kaq, jo vetem qe i ngarkojn\u00eb me ngarkese t\u00eb madhe, por dhe pesh\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie kolosale p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore&#8230;<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb lajm, perceptim, apo nj\u00eb konstatim gazetaresk, por referuar veprimeve praktike, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb r\u00ebndon sigurin\u00eb ushqimore dhe u jep shans dhe mund\u00ebsi abuzivizmit. Mjafton t\u00eb kontrollohen statistikat e grupeve t\u00eb kontrollit: kush del n\u00eb terren, cilat subjekte kontrollon, nga kush kontrollohen, sa ndryshim ka kontrolli nga kontrolli n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin subjekt, jo vet\u00ebm nga cil\u00ebsia por dhe nga trupa inspektuese, apo sa shpesh p\u00ebrs\u00ebriten t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn subjekt apo m\u00eb shum\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb fenomen dhe praktik\u00eb, nuk do t\u00eb habitej vet\u00ebm qytetari apo konsumatori, por ndoshta edhe vet\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se n\u00eb krye t\u00eb AKU-s\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, erdhi nj\u00eb drejtuese me profil profesional juridik dhe seriozitet institucional, q\u00eb tregon rolin dhe pesh\u00ebn q\u00eb ka ky institucion n\u00eb sigurin\u00eb ushqimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb AKU Tiran\u00eb, vazhdon t\u00eb mbijetoj\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb, mekanizmi i vjet\u00ebr prej vitesh, ajo e drejtuesve t\u00eb komanduar e te rekomanduar, te cilet ndryshojn\u00eb pa mbushur dy vite, ndersa \u201cmjeshtrit\u201d e skemave dhe pazareve, mbeten aty, t\u00eb papreksh\u00ebm. Ata nuk ndryshojn\u00eb as grup, as pozicion, as m\u00ebnyr\u00eb funksionimi. Jan\u00eb po ata emra q\u00eb qarkullojn\u00eb prej vitesh, q\u00eb nga koh\u00ebt e koalicioneve t\u00eb vjetra politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, specialist\u00ebt real\u00eb, njer\u00ebzit me p\u00ebrvoj\u00eb, me kualifikim dhe integritet, denigrohen dhe largohen me dhun\u00eb, apo me &#8220;detyrimin&#8221; e dor\u00ebheqjes, ose margjinalizohen&#8230; Por jo se nuk jua njohin vlerat, meritat dhe performac\u00ebn profesionale, pasi sa her\u00eb ka probleme nga nj\u00eb denoncim serioz, apo nj\u00eb situat\u00eb emergjente, te cilat per ironi te fatit nuk jane te pakta, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb thirren me urgjenc\u00eb, madje edhe nga &#8220;leja&#8221; apo &#8220;spitali&#8221;, sepse \u201ct\u00eb preferuarit\u201d nuk e p\u00ebrballojn\u00eb dot p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb profesionale, pasi k\u00ebtu nuk hyn\u00eb instrumenti i pazarit, por kriteri i merit\u00ebs dhe profesionistit.<\/p>\n<p>Dhe kjo verifikohet shum\u00eb leht\u00eb. Mjafton t\u00eb kontrollohen praktikat e pun\u00ebs, autorizimet, m\u00ebnyra e ndarjes s\u00eb kontrolleve dhe funksionimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i institucionit. Mjafton t\u00eb shkosh nj\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb zyrat e AKU-n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ndahen subjektet dhe kush i merr gjithmon\u00eb kontrollet m\u00eb \u201cinteresante\u201d. Mos u \u00e7udisni se dhe kontrollet e kryera nga KLSH-ja q\u00eb kane nj\u00eb drejtim kryesor t\u00eb objektit t\u00eb kontrollit at\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs, nuk e kane marr\u00eb mundimin ta b\u00ebjne. As auditet e brendshme apo t\u00eb tjera, me gjith\u00eb kritikat dhe v\u00ebmendjen e Qeveris\u00eb, p\u00ebr problemet me subjektet dhe sigurin\u00eb ushqimre, asnj\u00ebher\u00eb nuk i kane kontrolluar &#8220;te fortet&#8221; e AKU Tirane. Nuk kane denjuar ti hyjn\u00eb k\u00ebsaj analize, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat e Qeveris\u00eb aktuale n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria pretendon standarde europiane dhe siguria ushqimore duhet t\u00eb ishte prioritet komb\u00ebtar n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, ajo q\u00eb shohim n\u00eb terren nuk \u00ebsht\u00eb progres. \u00cbsht\u00eb regres. Dhe ndoshta nj\u00eb nga regreset m\u00eb t\u00eb rrezikshme, sepse lidhet drejtp\u00ebrdrejt me ushqimin, sh\u00ebndetin dhe besimin e qytetar\u00ebve tek shteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alban Tepelena N\u00ebse dikush do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb skenar p\u00ebr nj\u00eb film mbi degradimin institucional, mjafton t\u00eb shikoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh prej vitesh n\u00eb AKU Tiran\u00eb. Nj\u00eb institucion jetik p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7iflig\u201d t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb dinastie t\u00eb pandryshueshme, ku rregullat nuk i vendos profesionalizmi, por pazari, lidhjet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":98522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[34865,6332,29228],"tags":[41630,41631],"class_list":{"0":"post-98521","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-analiza","8":"category-te-fundit","9":"category-vendi","10":"tag-aku-tirane-nevoje-per-ndryshim","11":"tag-jo-per-skenar-filmi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=98521"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":98524,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/98521\/revisions\/98524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/98522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=98521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=98521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jugulajm.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=98521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}